Dokumentet per US J-1Cilat dokumente janë të nevojshme për Ju për të marrë J-1 vizën? Për intervistën në Ambasadën e Amerikës të nevojshme janë dokumentet në vijim: 1* Passaportë: (të vlejë më së paku 6 muaj më gjatë se data e hyrjes në USA. Në rast se nuk keni mundësi ta sjellni passaportën së bashku me dokumentat të duhura para intervistës,të obliguar jeni që të sjellni kopjen e saj,a origjinalin është e obliguar ta sjellni me vete në ditën kur e keni të caktuar intervistën. 2* Fotografia: (në bazë të standarteve që I kërkon Ambasada e Amerikës)- dimenzioni: 50x50 mm, prapaskena e bardhë) Për informata më të hollësishme ejani në zyrat e ZIP Travel ose në foto studion më të afërt. 3* Formulari DS- 160: formular I ri I vendosur në linkun në vijim : Vërejtje: Studenti patjetër të plotësoj formularin dhe ta vulos në vend. Për detaje rreth plotësimit, ju lutemi kontaktoni me përfaqësues të ZIP Travel,për arsye të regullave strikte që I vendos ambasada e Amerikës! Keni kujdes: për ta plotësuar formularin e obliguar është verzioni elektronik i fotografisë për vizë (e cila do tju jepet nga ana foto studiove të autorizuara në Ambasadën e Shkupit) dhe e obliguar është që ta dini numrin SEVIS Tuaj (për ta kuptuar numrin mund të dërgoni e-mail në programs-ks@ZipTravel.org). 4* Indeks: (në rast se nuk keni mundësi ta sjellni origjinalin ,duhet të keni kopjen të plotësuara të gjitha faqet ). Për studentët të cilët nuk kanë indeks e nevojshme është transkripta origjinale me gjitha provimet të dhëna. 5* Vërtetim prej fakultetit: që jeni student I regullt. (prej semestrit veror). 6* Deklarate: Duhet nje deklarate nga nje anetar I familjes qe eshte I punësuar dhe mesatarja e rrogës, qe eshte ne gjendje te spozoroj per programin Work & Travel. 7* Kopje e biletës së aeroplanit të rezervuar (kopjen e realizon ZIP Travel). Për informata më të hollësishme në lidhje me billetën e aeroplanit Ju lutemi kontaktoni me ticketing manager Tonë në ZIP Travel. 8* Fletëpagesën për intervistë në ambasadën e Amerikës Cdo student duhet të paguaj 135$ (në kundërvlerë të euros) në Bankën Raiffeisen,në xhirollogarinë e Ambasadës dhe ti sjell të gjitha kopjet e fletëpagesave në ZIP Travel. * Vërejtje: Përvec dokumentave,të cilat çdo student do të duhet ti kompletoj dhe ti dorëzoj në ZIP Travel para intervistës për vizën J-1,këtë vit çdo student OBLIGOHET që ta mësoj broshurën për të drejtat e studentëve të cilët do të udhëtojnë me Work & Travel programën. Broshura, e ashtuquajtur "Wilberforce Trafficing Victims Act" (klikoni në emrin e broshurës me qëllim që ta lexoni) !!! * Cdo student është I obliguar që detalisht ta mësoje pamfletën për të drejtat e studentëve,për shkak se gjatë kohës se intervistës tuaj për vizë, oficeri i Ambasadës mundet t’ju parashtroje pyetje të ndërlidhura me informacione në broshurën e lartëpërmendur. Vërejtje: Pagesa për Pin kod dhe Sevis taksat (35 $) bëhet vetëm në zyrat e ZIP Travel.
|
|
|